25 persona u bënë për Emergjencë nga aksidentet e trafikut vetëm në 24 orët e fundit

25 persona, të aksidentuar në trafik, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK- përkatësisht në Klinikën Emergjente, gjatë 24 orëve të fundit.

“Brenda këtij intervali kohor, përpos tyre, në këtë klinikë janë trajtuar edhe 241 pacientë tjerë, nga ta 66 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent).

Stafi mjekësor, ndërkohë, ka realizuar 49 vizita kirurgjike, gjersa në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe Ortopedik kanë marrë shërbime mjekësore 129 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHKUK-së.

Go to TOP