2 Korriku shpallet kampion për grupmoshat U17
Ndezën fishekzjarrë dhe ngjyrosën fushën me ngjyra të klubit.
Ndonëse modeste, por këtë gjë e bënë ekipi i 2 Korrikut U17 pasi e fitoi titullin kampion për herë të gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Megjithatë, festa e futbollistëve nisi atëherë kur kapiteni Mal Shala e ngriti trofeun lartë bashkë me shokët e skuadrës.
Futbollistët e 2 Korrikut deri në moshën 17 vjeç, titullin e kampionit e fituan 2 xhiro pa u mbyllur sezoni, ndërsa zgjodhën të festojnë të mërkurën pasi në Prishtinë e mposhtën edhe Trepçën ’89, 3-1.
2 Korriku ka mbledhur 66 pikë, ndërsa sfidën e fundit e zhvillon në fundjavë përballë Ramiz Sadikut.
