Zjarrfikësit e KEK-ut intervenuan për ta shuar zjarrin në fabrikën e plastikës në Obiliq

Zjarrfikësit e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë intervenuar për të shuar zjarrin që përfshiu një deponi të mbeturinave ri-cikluese në Obiliq.

Kjo deponi e cila është në afërsi të të Termocentralit Kosova-B, mori flakë paraditen e së martës.

“Korporata Energjetike e Kosovës, rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi  të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri”, bëri të ditur zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

Tutje ai shtoi se zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrfikësve dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2,  menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tërësi”, tha Bucolli. 

Go to TOP