Vrasja makabër në Deçan merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Vrasja e tre personave nga sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Mediumi ‘Washington Post’ ka raportuar lidhur me rastin, duke iu referuar deklaratave të forcave të sigurisë në vend.

“Fadil Gashi, zëdhënës i policisë në qytetin e Pejës, tha se autobusi u sulmua në Gllogjan, 90 kilometra (55 milje) në perëndim të kryeqytetit të Prishtinës rreth orës 19:00. Shoferi ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes dhe tre adoleshentë janë dërguar në spital ku dy prej tyre kanë vdekur”, thuhet në artikullin e tyre.

“Gashi nuk dha motivin e sulmit, duke thënë se hetimet ishin në fazën fillestare”.

Po ashtu, në artikull përmendet edhe anulimi i vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke shkuar në urgjencë për në Deçan.

Deri më tani, ende nuk ka arritur të kapet autori i vrasjeve makabër. Forcat e rendit janë në kërkim të tij. 

Go to TOP