Vetura goditet nga treni në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident trafiku mes një veture dhe trenit ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Fushë Kosovë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Go to TOP