Suhareka afron ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Hysen Memolla është afrimi i fundit i Suharekës, skuadrës që pret promovimin në Superligën e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin Hysen Memolla, i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në Superligë. Memolla është një futbollist me përvojë shumë të madhe dhe cilësi të larta, i cili ka bërë karrierë në disa skuadra të njohura. Së fundmi ka qenë pjesë e kampiones së Shqipërisë, KF Egnatia. Në të kaluarën, ai ka mbrojtur ngjyrat edhe në Romani me Chindia, në Finlandë me FC Lahti dhe Kokkolan PV, në Slloveni me FC Koper, në Kroaci me Hajduk Split, etj. Tridhjetë e një vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për shumë grumbullime dhe ndeshje, duke mbrojtur ngjyrat kuq e zi denjësisht, gjë që ka rritur nivelin e tij si futbollist”, thuhet në njoftimin e Suharekës.

Go to TOP