Sanksionet ndaj Rusisë/ Italia sekuestron një tjetër jaht me vlerë 3.3 milion euro

Doganat dhe Autoriteti Portual i  Imperias një provincë e rajonit të Liguarias në Itali kanë sekuestruar jahtin “New Vogue”, jaht me një gjatësi prej rreth 30 metrash, me vlerë mbi 3.3 milionë euro, që iu përket oligarkëve rusë. 

Jahti është ankoruar në portin Imperia.

Sekuestrimi  u urdhërua nga Prokuroria e Imperia-s, pas një hetimi që filloi në mars, kur sanksionet u nisën kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës. 

Gjatë hetimeve jahti u monitorua për të parandaluar daljen e tij nga ankorimi.

Image
Image

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP