​Reagojnë nga shkolla: Lajm i trishtë humbja e nxënësit shembullor

Njëri nga viktimat e tragjedisë në Gllogjan të Deçanit është nxënës i shkollës së ekonomisë “Kadri Kusari”.

Nga kjo shkollë kanë reaguar duke thënë se lajmi për vrasjen e tij ka qenë i trishtë, për çka kanë theksuar se ai ka qenë një nxënës shembullor. 

“Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së nxënësit shembullor të shkollës tonë Ledion Hamza.

Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veqanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza . Pusho i qetë Ledion ”, shkruhet në faqen e shkollës. 

Go to TOP