Raportohet se në Ukrainë janë vrarë tre komandantë rusë

Zyrtarët perëndimorë kanë konfirmuar se tre komandantë rusë janë vrarë.

Gjenerali rus Andrei Sukhovetsky u qëllua nga një snajper. Po ashtu një komandant divizioni dhe komandant regjimenti janë vrarë gjithashtu nga forcat ukrainase.

Zyrtari tha: “Vlerësimi im do të ishte se ata komandantë janë vrarë sepse u është dashur të shkojnë më tej dhe më afër frontit”

“Ky është një tregues i një shkalle zhgënjimi dhe një shkalle mungesë progresi dhe ata po përpiqen të imponojnë llojin e personalitetit të tyre në fushën e betejës dhe të vënë veten në rrezik personal.”

Go to TOP