Raporti i MSH: 1 i vdekur nga Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

20 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. Në total numri i rasteve aktive është 352.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni KETU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Go to TOP