Prishtinasi rrahet me dy kroatë në shesh, të tre përfundojnë në spital

Dy shtetas të Kroacisë dhe një kosovar janë arrestuar dje në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Atyre u janë vënë prangat pasi që janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje në një kafiteri.

Me këtë rast, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarve iu është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Go to TOP