Drita triumfon, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Drita ka shënuar një fitore duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0 në Gjilan. Ndërkohë, ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar me një barazim dramatik 2-2.

Këto kanë qenë ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan, Krasniqi në minutën e njëzet e nëntë dhe Selmani në minutën e tetëdhjetë e nëntë kanë qenë autorët e golave që i kanë siguruar tri pikët skuadrës gjilanase, e cila vazhdon të kryesojë tabelën.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka pranuar gol e para, kur Jarovic në minutën e njëzet e tetë ka kaluar në epërsi Gjilanin, por skuadra kryeqytetase nuk është pajtuar dhe ka reaguar. Kryeziu e ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e gjashtë, ndërsa Vitija ka realizuar golin e përmbysjes në minutën e tetëdhjetë e një. Megjithatë, në kohën shtesë, Shabani i Gjilanit ka siguruar një pikë për skuadrën e tij.

Pas gjashtëmbëdhjetë javësh kampionat, Drita kryeson tabelën me tridjetë e shtatë pikë.


Go to TOP