Prishtina arrin në Norvegji para përballjes kundër Bodo Glimt

Prishtina ka arritur në Norvegji, para ndeshjes kthyese kundër Bodo Glimt.

Kampioni i Kosovës do të luajë kundër skuadrës nga Norvegjia në kuadër të rrethit të tret kualifikues në Konference League.

Loja do të zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në Aspmyra Stadion.

Prishtina drejt Norvegjisë ka udhëtuar e motivuar nga ndeshja e parë të cilën e fitoi në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-1.

Go to TOP