Presidentja Osmani sot viziton Drenasin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të komunave të vendit, sot do e vizitojë Drenasin.

E para e vendit do të pritet nga kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci. Pas takimit me kryetarin Ramiz Lladrovci do të ketë deklarime për media.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile, do ta vizitojë Parkun e Biznesit si dhe do të qëndrojë në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë. /Kosova.info/

Go to TOP