Plagoset një person në Fushë Kosovë, viktimës i hiqet plumbi nga dora
Një plagosje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Policia bën të ditur se viktima mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi që ishte i lënduar në dorë.
Nga stafi mjekësor është bërë intervenimi dhe viktimës i është larguar një predhë (plumb) nga dora.
Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
