Përleshje fizike mes një infermieri dhe një specializanti në Klinikën Emergjente

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Përleshja ka ndodhur mes një infermieri dhe një specializanti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka pohuar Borovci.

Go to TOP