Pacolli i bën një pyetje Erion Veliajt, ‘befasohet’ me përgjigjen

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli i ka bërë në pyetje kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, se a ka ndonjë rrugë në Tiranë me emrin ‘Kosova e Lirë’.

Këtë pyetje Pacolli ia bëri në një postim që bëri Veliaj në Facebook, për të cilën mori edhe një përgjigje më të gjatë dhe ‘befasuese’.

Veliaj ia përmendi disa rrugë të emëruara në Tiranë që kanë lidhje me Kosovën, në mesin e të cilave ishte Rruga ‘Ibrahim Rugova’, Rruga e Kosovarëve, shkolla ‘Kosova’, sheshi ‘Adem Jashari’.

Në fund, Veliaj e sugjeroi Pacollin që ta vizitojë më shpesh Tiranën.


Go to TOP