Olluri: Politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar, Rama po mundohet ta nxjerr nga lloçi Vuçiqin

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit ende nuk ka folur për rrezikun që po i shkaktohet Kosovës nga Serbia në kohën e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Olluri ka kritikuar një status të Ramës në Twitter ku ai e lavdëron Serbinë pasi kjo e fundit votoi për ruajtjen e integritetit të Ukrainës por nuk vendosi sanksione ndaj saj.

“Nuk ka unifikim të politikës shqiptare”, thotë Olluri.

“Edi Rama falënderon Serbinë ndërkohë Kurti thotë se kemi rrezik për sulm nga agresioni rus dhe ka hapur edhe Fondin për Sigurinë. Rama nuk po flet për mundësinë që edhe një shtet në Europë mund të sulmohet. Zotëri Edi Rama mundohet ta nxjerr nga lloçi Serbinë kur e gjithë Europa po i bën presion. Rama shkruajti një status ku e lavdëronte Serbinë. Të gjithë politikanët shqiptarë, prej Abazoviqit atje në Mal të zi e deri në jug duhet të i tregojnë botës për rrezikut që i kanoset Kosovës. Sepse kjo dihet. Ai e ka hallin e Ballkanit të Hapur dhe në status fliste se si Vuqici është i mirë. Në kohën e një paralufte të Tretë Botërore ai e ka hallin për një iniciativë të cilën Kosova nuk e ka dashur nga fillimi”, shtoi ai.

Go to TOP