Njihuni me policin e lagjes tuaj!

Policia e Kosovës ka lansuar një iniciativë të re me synimin për të ndërtuar ura të qëndrueshme të besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, duke theksuar përkushtimin e saj për një polici afër komunitetit.

Fushata “Njihuni me Policin e Lagjes Tuaj” është pjesë e një strategjie të gjerë për rritjen e transparencës, përmirësimin e komunikimit dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në çështjet që lidhen me sigurinë publike.

“Qëllimi ynë është krijimi i një ambienti të sigurt për të gjithë, ku qytetarët nuk ndihen të frikësuar nga krimi dhe kanë besim në institucionet e sigurisë,” thuhet në njoftimin zyrtar nga Policia e Kosovës.

Në kuadër të kësaj iniciative, për çdo lagje dhe zonë do të prezantohet zyrtari policor përgjegjës, i cili do të jetë në dispozicion për të dëgjuar, ndihmuar dhe bashkëpunuar drejtpërdrejt me komunitetin.

Zyrtarët policorë të prezantuar nga Stacioni Policor Qendra – Prishtinë:

Zyrtarja për Sektorin A
Emri: Nexhmije Rrustemi
Email: [email protected]
Tel: 038 502 223 / 192
Zona: Lagjja Arbëria, Tophane

Zyrtari për Sektorin B
Emri: Senad Beqiri
Email: [email protected]
Tel: 038 502 223 / 192
Zona: Zona Qendër, Pejton

Zyrtari për Sektorin C
Emri: Shefshet Ejupi
Email: [email protected]
Tel: 038 502 223 / 192
Zona: Bregu i Diellit, Aktashi, Mati 1

Zyrtarja për Sektorin D
Emri: Merita Kadriu
Email: [email protected]
Tel: 038 502 223 / 192
Zona: Dodona, Tauk Bahqe, Gërmia, Mati 1, Zllatari

Zyrtarët janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të adresuar shqetësimet e qytetarëve, për të mbrojtur rendin dhe për të kontribuar në ndërtimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë.

Qytetarët mund të informohen rregullisht përmes faqeve zyrtare të Policisë së Kosovës, ku në rubrikën “Njihuni me Policin e Lagjes Tuaj” do të gjenden të dhëna për të gjithë zyrtarët policorë në të gjitha drejtoritë rajonale, stacionet dhe nënstacionet në territorin e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP