Nën kërcënimin e thikave qytetarit në Ferizaj i grabiten 400 euro nga arka

Një grabitje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Viktima mashkull ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur arkën në të cilën kishte rreth 400 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Go to TOP