Në Kaçanik arrestohet një person i kërkuar

Një person i dënuar me 14 muaj burgim për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm është arrestuar sot në Kaçanik.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thotë se Stacioni Policor në Kaçanik, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot në ora 08:25 të arrestojë një person me inicialet B.D (M/K), 39 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ me dënim burgimi prej  14 muajve”, thuhet në njoftim.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në njoftim. 

Go to TOP