Musliu: Hipokrizi t’i vizitosh në Hagë ata që i ke sharë për t’u ngritur politikisht

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për vizitën e ministres së Drejtësisë në Hagë dhe e njëjta ka komentuar refuzimin e vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Musliu ka thënë se Kosova duhet të tregoj kujdes në mënyra tjera ndaj lugëtarëve që janë në Hagë dhe të ndihmojë procesin me gjithçka që kërkohet.

“Shteti duhet të tregojë në mënyra tjera kujdes ndaj atyre luftëtarëve që janë në Hagë dhe të ndihmojë procesin me krejt çka kërkohet t’i ndihmojë”, ka thënë Musliu.

Ajo, për Albulena Haxhiun ka thënë se është hipokrizi nëse dikush i quan kriminel e nesër ju thotë shkoni në Hagë dhe unë po vij të ju shoh.

‘Është hipokrizi nëse dikush i quan kriminel nesër dikush ju thotë shkoni në Hagë dhe pastaj shkoni se unë po vij po ju shoh në Hagë veç shkoni ju lëshoma mu taborin politikë edhe frymën politike që unë të vij në pushte, kjo është hipokrizi. Dhe nëse dikush ka tentuar që ta bëjë karrierën politike duke sharë këtë pjesë të lavdishme kjo ka qenë Albulena Haxhiu. Me Albulenën njihem që 11 vite dhe nuk kam asgjë personale me të por vet videot që paraqiten tash mas shkuarjes saj në Hagë, në mediat tona me një çjerrje i drejtohet kriminel Kadri Veselit dhe sot po shkon pe sheh në Hagë”, tha Musliu .

Sipas saj, Thaçi e Veseli dhe të tjerët nuk po gjykohen për vepra personale në Hagë po atje po gjykohet e drejta e lirisë.

“Këta janë mësu me të këqyr në sy e me te rrejt e mos mu kuq hiq absolut, por unë mendojë që Thaci, Veseli e të tjerët që janë në Hagë nuk janë emra të përveçëm por janë si ushtarë të UÇK-së, ata nuk po gjykohen por vepra personale por në Hagë po gjykohet liria jonë dhe çdo tentim ndarje i emrit të Hashim Thaçit nga UÇK-ja është tendencë për të manipuluar”, tha më tej Musliu.

Go to TOP