Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 22 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.


Go to TOP