Krasniqi për Bukoshin: Kontributi i tij, pjesë e kujtesës sonë historike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-Kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjarët e ish-kryeministri në ekzil, derisa është nënshkruar librin e zisë.

 “Dr. Bujar Bukoshi ka qenë një figurë e rëndësishme dhe një kontribuues i madh për shtetin e Kosovës – si Kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta, por edhe si njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008. Kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës institucionale dhe të historisë së shtetformimit të vendit tonë,” ka deklaruar Kryetari i PDK-së. /Kosova.info/

Go to TOP