Kosova zhvillon miqësore me Zvicrën në mars

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, presidenti Agim Ademi ka konfirmuar sot se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Go to TOP