Kosova cakton miqësore me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur marrëveshja me atë të Zvicrës që të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Edhe pse ende FFK nuk ka lëshuar një njoftim është federata zvicerane që ka bërë të ditur se do të kenë një duel miqësor me Dardanët.

Kjo përballje do të luhet më të martën e 29 marsit, për t’u përgatitur sa më mirë për duelet e Ligës së Kombeve që startojnë në muajin qershor.

Ky është dueli i parë i Kosovës që e zhvillon me Zvicrën që nga anëtarësimi i Dardanëve në UEFA dhe FIFA, me takimin që luhet në stadiumin ‘Letzigrund’ në Zurich.

Më poshtë mund të shikoni njoftimin e bërë nga Federata e Zvicrës (pa ndërhyrje):

Programi i ekipit kombëtar të meshkujve të moshuar 2022:

e shtunë, 26/03 Ndërkombëtar, Angli – Zvicër (Londër, Wembley, 18.30 CET)

E martë, 29 mars Ndeshja ndërkombëtare, Zvicër – Kosovë (Zyrich, Letzigrund, Kic-koff tbc)

E premte, 01.04. Shorti i fazës së grupeve të Kupës së Botës FIFA (ora/vendi i zhvillimit tbc)

E enjte, 02.06. UEFA Nations League, Republika Çeke – Zvicër (vendi i ndeshjes, ora 20:45)

E diel, 05.06. UEFA Nations League, Portugali – Zvicër (vendi i ndeshjes, 20.45 CET)

E enjte, 09.06. UEFA Nations League, Zvicër-Spanjë (vendi i takimit tbc, 20:45)

E diel, 12.06. UEFA Nations League, Zvicër-Portugali (vendi i takimit tbc, 20:45)

e shtunë, 24/09 UEFA Nations League, Spanjë – Zvicër (vendi i ndeshjes, 20:45)

E martë, 27/09 UEFA Nations League, Zvicër – Republika Çeke (vendndodhja tbc, 20:45)

Hënë, 14.11. Fillimi i përgatitjeve për Botërorin

21.11. – 18.12. Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar.

Go to TOP