Klinaku, Kurtit: Nuk kemi me u ndal – mos mendo që na shtrinë për toke duke mos bashkëpunuar me ne

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka folur sërish para protestuesve ku ka bërë thirrje që të mos e provokojnë situatën.

Klinaku ka thënë se me miratimin e Ligjit për pagën minimale, deputetët vepruan kundër ligjshëm.

“Ata vepruan kundër ligjshëm e kundër aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese. Ligji bazik është ai që lidh veteranët me pagën minimale”, ka thënë Klinaku.

Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti, kokëfortë.

“Edhe pse ka kohë qe kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë, kryeneçësia e këtij kryeministri që është dashur ta presim një muaj, e për takimin e dytë pritem 8 muaj takim që mbeti në gjysmë, na detyroj të jemi këtu. Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne si dhe me sindikatat, mendon se do të na shtrij për toke”, tha Klinaku.

Klinaku pati një porosi për kryeministrin. “Qeveria shkon e vjen, e ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Për shkak të këtij turpi të deputetëve, u detyruam të dalim në protestë, sepse po mohohet lufta që u bë dhe po u shkelen të drejtat veteranëve”.

Ndërkohë protestuesit tashmë kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, derisa aty është një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës. 

Go to TOP