Juventusi fiton ndaj Cagliarit, vazhdon ngjitjen në renditje

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Cagliarit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Zonja e vjetër mori fitoren e dytë me radhë në kampionat, ndërsa tani ka pesë ndeshje pa humbje në Serie A.

Juventusi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar në minutën e 11-të me Moise Kean, por ky i fundit nuk ishte i saktë me kokë.

Goli erdhi në minutën e 40-të me Kean që shënoi për 1-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Cagliari rrezikoi dy herë, me Henrique Dalbert dhe Joao Pedro, por dyshja nuk arritën të shënonin.

Goli i sigurisë për Juventusin erdhi në minutën e 83-të me Federico Bernardeschin që shënoi bukur me një goditje brenda zonës për 2-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1473406060065005569?s=20

Juve tani është në vendin e pestë me 34 pikë, nëntë pikë më pak se Interi.

Go to TOP