“Ishte përgatitur të kthehej për të vazhduar luftën për çlirim”, Sejdiu kujton takimin e fundit me Sali Çekajn

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kujtuar luftëtarin e atdhetarin, Sali Çekaj.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sejdiu ka treguar për takimin me Çekajn në Gjermani.

Ish-kryetari i LDK’së tha se për herën e fundit, Çekajn e kishte takuar në janarin e vitit 1999. Atë kohë, Sejdiu tha se Çekaj po përgatitej për kthimin në vendlindje për të luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Fotografi me Heroin Sali Çekaj në Shtutgart të Gjermanisë. Në fotografi janë edhe disa nga përfaqësuesit e degëve LDK-së në Evropë. Ishte dita e fundit e takimit”, shkroi Sejdiu.

“Ai ishte përgatitur të kthehej në Shqipëri për të vazhduar luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk u pamë më!”, shtoi ai.

Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999.

Shkrimi i plotë i Sejdiut:

Janar 1999

Fotografi me Heroin Sali Çekaj në Shtutgart të Gjermanisë. Në fotografi janë edhe disa nga përfaqësuesit e degëve LDK-së në Evropë. Ishte dita e fundit e takimit.

Ai ishte përgatitur të kthehej në Shqipëri për të vazhduar luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk u pamë më!

Go to TOP