Haradinaj: Masakrën e Reçakut e ka dënuar e gjithë bota

Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te Kompleksi memorial i Reçakut, duke thënë se krimin serb të para 23 vitesh e ka dënuar e gjithë bota.

Ndër të tjerash, ai tha se bashkohen në nderim të viktimave të cilët kanë rënë për liri.

“Respekt të rënëve për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimave të Masakrës së Reçakut, masakër që e ka dënuar e gjithë bota, bashkohemi sot në nderim të rënëve dhe sakrificës që kanë rënë për liri”, tha Haradinaj.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Go to TOP