​Haradinaj: Ishte fat për mua të isha bashkëpunëtor i ish-presidentit Rugova

Ish-kryeministri i vendit, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Haradinaj thotë të jetë me fat që kishte bashkëpunëtor ish-presidentin Rugova, atëherë kur kishe shumë probleme e tema pakufit.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi. Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.

Go to TOP