Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri

Shqipëria do të luajë sot (e shtunë) ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ku për kundërshtar do ta ketë Ukrainën me fillim nga ora 20:45.

Për shkak të invazionit rus në Ukrainë, ndeshja mes kuqezinjve dhe ukrainasve do të luhet në Çeki.

Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar edhe formacionet startuese për këtë takim.

Sylvinho në portë e ka vendosur Thomas Strakoshën ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Elseid Hysaj.

Në repartin e mesfushës nga minuta e parë startojnë dyshja Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani ndërsa Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Qazim Laçi do të përkrahin Rey Manajn i cili luan i vetëm në sulm.

Formacionet zyrtare:

Ukrainë: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Konpolia, Sudakov, Shaparenko, Mykolenko, Tsygankov, Yaremchuk.

Shqipëri: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Laçi, Manaj.

Go to TOP