Ferizajasi bënë vozitje të çmendur brenda qytetit: E pëson keq me dënim nga policia

Një person në Ferizaj sa “nuk fluturoi” me veturën e tij brenda qytetit.

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km në orë, ai voziti 113 km në orë.

Mirëpo e pësoi keq nga policia.

Këta të fundit e dënuan në bazë të ligjit për kundërvajtjet në trafik me 500 euro, 5 pikë negative si dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patent shoferit.

Komunikata e plotë e Policisë:

Gjobë dhe heqje e patentës ndaj shoferit në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:05 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 113 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.K (M/K) i moshës 35 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit (1) masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. 

Go to TOP