Enver Hasani – Jusuf Thaçit: Nuk i takoj nomenklaturës komuniste

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i është kundërpërgjigjur opinionistit Jusuf Thaçi, lidhur me intervistën e Hasanit që nxiti polemikë.

Hasani ka thënë se nuk i takon nomenklaturës komuniste sepse nuk ka shërbyer kurrë në Partinë Komuniste.

“Edhe një reagim i shkurtër për opinionin: Në jetën time nuk kam qenë anëtar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe nuk i takoj nomenklaturës komuniste. Edhe po të isha i tillë, asgjë të keqe nuk do të kishte aty. Por, nuk kam qenë dhe ka rëndësi të thuhet për të tjerët ky fakt jetësor që lidhet me personin tim”, është kundërpërgjigjur Hasani.

Ky reagim erdhi sepse Thaçi duke ju referuar Hasanit tha “Të shkolluarit në kohën e komunizmit… Ata janë mësuar në komunizëm”, derisa po thoshte se ish-kryetari i Kushtetueses e përdori historianin Noel Malcolm si referencë, për të thënë se Xhafer Deva shtynte para agjendën naziste.

Go to TOP