Digjet një veturë në Fushë-Kosovë, krijohen kolona të gjata
Një veturë është djegur në Fushë Kosovë, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.
Në pamjet e siguruara nga Kosova.info shihet se vetura është djegur plotësisht, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Po ashtu, nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te djegia e veturës derisa policia dhe njësitet e zjarrfikësve mbërrijnë në vendin e ngjarjes. /Kosova.info/
