Aliu: Drejtoria e Urbanizimit u mashtrua pas pezullimit të punimeve të NPB-së në Lakrishte

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka mbajtur konferencë për media lidhur me projektin e ndërmarrjes publike banesore, të cilit i janë ndalë punimet nga ana e Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pas ankesave të qytetarëve, kjo ministri ka pezulluar punimet e Ndërmarrjes Publike Banesore, në lagjen Lakrishte, pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, doli se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Gjatë deklarimit para gazetarëve, Aliu tha se pas daljes në terren të inspektorëve është parë që rrënimi është masiv, dhe pluhuri ka qenë shumë i madh.

Tutje, ai tha se punëtorët i kanë kryer punimet pa mbrojtje, duke prezantuar fotografitë se si duhej të dukeshin ata kur kryejnë punë të tilla.

“Është rrethuar objekti dhe është ndaluar qasja e personave me të marrë vesh për rrezikun. Pastrimi është kërkuar të bëhet nga ushtria e Kosovës me veshje dhe pajisje të duhura. Pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar prapë. Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selenit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të Komunë së Prishtinës”.

“Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari”.

“Dhe e kemi lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16 gusht dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore. NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshuar lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditë që ka një palë tjetër kjo pala tjetër është e definuar me akt noterial para se te aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshuar dikujt tjetër”.

Go to TOP