Aksident në Gjonaj të Prizrenit, humb jetën një këmbësore

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për RTKlive se  rreth orës 12:50, të datës 2 shtator 2025, një këmbësore ka humbur jetën, pasi është goditur nga një automjet gjatë kohës që po kalonte rrugën.

“Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën, si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë, derisa ka qenë duke e kaluar rrugën”, ka thënë Bytyqi.

Ai tha se drejtuesi i veturës, që ka shkaktuar aksidentin, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit është dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.

Ai, tutje, bëri të ditur se Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Go to TOP