Aksident në Gjakovë, kamioni godet këmbësoren

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Sipas Policisë, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP