Agim Ademi e bllokon Gramoz Vokrrin në garën për kryetar të FFK-së, thotë se i ka 44 nënshkrime

Agim Ademi ka bërë me dije se do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në një njoftim ku e mohoi incidentin e paralajmëruar me drejtorin për marrëdhënie me jashtë, Artan Govori, kreu aktual i FFK-së ka bërë me dije që i ka siguruar 44 nënshkrime.

Me këtë rast i bie se kandidati tjetër i mundshëm për kryetar, Gramoz Vokrri, do të mbetet jashtë garë për kryetar.

Edhe pse Vokrri sot e dërgoi në selinë e FFK-së kandidimin për kryetar, duke aluduar se i ka 16 nënshkrime, me 44 nënshkrimet eventuale, i bie që në dispozicion janë vetëm 13 nënshkrime nga 57 në total sa janë të mundshme.

E për të kandiduar një kandidat nevojiten së paku 15 nënshkrime nga delegatët.

“Të gjitha palët që dëshirojnë të përfitojnë nga inskenimet e tilla, ua bëj me dije se vullneti i 44 delegatëve të Kuvendit të FFK-së nuk mund të ndryshojë me presione e shantazhe dhe as me shpifje të tilla nga njerëz e grupe të interesit. Unë do të vazhdoj punën time me ndershmëri dhe nuk do të lejoj të bie pre e shantazhuesve që për qëllim kanë kapjen e FFK-së”, ka shkruar Ademi në grupin e tij zyrtar në “Facebook”.

Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 6 prill.

Go to TOP