17-vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin final të Kosovës

Sot 17-vjet më parë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.

Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadiq, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.

Go to TOP