120 aplinistë serbë nuk lejohen të vizitojnë Malet e Sharrit

Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por edhe nga veriu i vendit, nuk janë lejuar të shkojnë për vizitë në Malet e Sharrit, edhe pse kishin hyrë dje në Kosovë.

Radio Kim shkruan se kryetari i Shoqatës së Alpinizmit “Kopaonik”, Rade Knezeviq, ka deklaruar se ata mbrëmë janë njoftuar nga komandanti i Policisë në Shtërpcë për këtë gjë.

“Kjo është ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës një, komandanti nga Stacioni i Policisë, Dragan Ivanoviq, erdhi dhe na tha se ai kishte marrë një urdhër që ne nuk mund të dilnim për ngjitje në male. Këtë mëngjes, erdhi një urdhër i qartë që ne nuk duhet të lëvizim nga hoteli. Askush nuk na shpjegon asgjë. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem deri më tani, ne u takuam me alpinistë shqiptarë nga Ferizaj, dhe nuk kishte ndonjë problem”, ka thënë Kenezeviq, shkruan Radio Kim, transmeton Klankosova.tv.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP