16 të vdekur dhe 29 të lënduar nga një aksident tjetër në Turqi – kamioni përplas pa kontroll turmën e njerëzve
Një aksident tjetër ka ndodhur sot në Turqi ku humbën jetën 16 persona derisa 29 të tjerë pësuan lëndime.
Aksidenti në Derik të qytetit Mardin ndodhi kur një kamion u përplas me këmbësorët.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, deklaroi se tetë prej 29 të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një aksident tjetër ndodhi të shtunën në mëngjes në afërsi të qytetit jugor të Gaziantepit, të Turqisë ku humbën jetën 16 persona dhe 22 u lënduan.
Sa i përket aksidentit në Mardin, pamjet të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë kamionin që përplas pa kontroll njerëzit.
BREAKING: Truck slams into crowd in Derik, Turkey. Dozens of casualties reported. pic.twitter.com/Mi7peYsMas
— Faytuks News Δ (@Faytuks) August 20, 2022
