11-vjeçari afrikan shpëton familjen e tij nga varfëria duke luajtur shah

Tanitoluwa Adewumi – i njohur më shumë me nofkën e tij “Tani” – mund të jetë vetëm 11 vjeç, por tashmë është bërë një Mjeshtër Kombëtar i Shahut në SHBA. Personi i 28-të më i ri ndonjëherë që ka arritur një titull të tillë në një shtet, Tani u prezantua me lojën e shahut vetëm disa vjet më parë, ndërsa jetonte me familjen e tij në një qendër të pastrehësh.

Në vitin 2017, Tani, prindërit dhe vëllai i tij emigruan drejt SHBA-së nga Nigeria për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme. Me ndihmën e një pastori, ai filloi të ndiqte një shkollë fillore. Një nga mësuesit e tij, i mësoi klasës se si të luante shah – dhe Tani u impresionua menjëherë nga loja. Kur Tani nuk kishte mundësi të paguante tarifat e programit, mësuesi hoqi dorë nga shpenzimet dhe e mirëpriti të riun në klub.

Kur ai konkurroi në turneun e tij të parë të shahut, ai mori rezultatin më të ulët të çdo studenti. Por vetëm një vit më vonë, Tani mori trofeun e kampionatit shtetëror – pasi mundi 73 nga lojtarët më të mirë të Nju Jorkut. Fatmirësisht, një faqe GoFundMe e krijuar nga mësuesi i tij mblodhi mbi 250,000 dollarë – e cila ka ndihmuar që Tani dhe familja e tij të largohen nga qendra e strehimit dhe të shkojnë në një shtëpi.

Familja ndihet borxhli ndaj sportit të shahut – aq sa, përmes fondacionit, ata kanë kontribuar me para për një organizatë shahu në Afrikë duke inkurajuar më shumë njerëz që të fillojnë lojën. 

Go to TOP