1.058.56 tifozë e ndoqën Milanin në San Siro këtë edicion

Milani ka shënuar fitore tejet të rëndëishme ndaj Atalantas, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 37-të në Serie A. Kështu është vetëm një ndeshje larg titullit të kampionit.

Por, drejtuesit e skuadrës dhe menaxhuesit e stadiumit  San Siro janë kujdesur që sot ta bëjnë të ditur numrin e të gjithë tifozëve që i mbështeten në këtë edicion, e që janë 1 milion e 58 mijë e 56 persona që kanë blerë bileta për ndeshjet e skuadrës si vendëse, njofton Klankosova.tv.

E kjo u bë me anë të shfaqjes së shifrës totale në semaforin e madh në stadium, e ku në emër të tyre falënderohet  skuadra rosonere për stinorin e mrekullueshëm.

“Ne të 1.058.056-tët ju falënderojmë juve rosonerë!”, shkruante në semaforin e kuq sikur fanela e Milanit, e me shkronja dhe numra të bardh e të zi, që janë dy ngjyrat tjera të skuadrës.

Go to TOP