ZYRTARE: Serhat Sehit është trajneri i ri i KB Rahoveci
Vreshtarët kanë zgjedhur timonierin e ri.
KB Rahoveci pak javë më parë shkarkoi nga detyra kryetrajnerin Fotis Takianos shkaku i rezultateve të dobëta.
Në disa duele rolin e trajnerit e morri Ilmen Bajra, ndërsa tash klubi ka gjetur kryetrajnerin e ri.
Turku Serhat Sehit do të udhëheq KB Rahovecin tash e tutje, me qëillimin që klubi të konsolidohet sa më shpejtë dhe të luftojë për “Play Off”.
Do të jetë ky një rikthim për Sehit në Kosovë, pasi edicionin e kaluar ishte trajener te Trepça.
Rahoveci momentalisht zë vendin e shtatë në tabel me dy fitore e gjashtë humbje.
