Zjarri në objektin e ri të Komunës vihet nën kontroll, punëtorët dhe qytetarët u evakuuan me kohë

Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

“Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrroll dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.

Ekipet tona së bashku me Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësve janë në terren dhe duke menaxhuar situatën”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/

Go to TOP