Zgjedhjet lokale përfunduan maqedonasit e bënë ndryshimin edhe shqiptarët duhet ta bëjnë sa më pare këtë gjë

Shkruan: Ejup BERIShA

Demokraci është kur ka ndryshime me të shpeshta në pushtet kjo vlen për shtetet e pazhvilluara politikisht dhe ekonomikisht siç është RMV-ja .Komunizëm është kur nuk ka ndryshime të gjatë në pushtet siç është rasti me një subjekt politik shqiptar i cili gati 20 vite është në pushtet në kampin politik shqiptar. Kur ka ndryshime në pushtet ka edhe konkurrencë mes forcave politike kur nuk ka ndryshime ka tendenca për monopol në politike.

Pas zgjedhjeve lokale këtu në vendin tonë në kampin politik maqedonas ndodhi ndryshimi e në kampin politik shqiptar ndodhi një ndryshim i vogël por shumë i rëndësishëm I cili duhet të vazhdojë për ta eliminuar monopolin e BDI-së në pushtet. Ndryshimi është pra se BDI nuk është fituesja absolute e zgjedhjeve lokale sepse ka humbur në Tetovë dhe në Gostivar dy qytete shumë të rëndësishme me shumicë shqiptare. Një fitore bindëse ka edhe VMRO-DPMNE në qytetin e Shkupit. Dhe në rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve lokale ku VMRO-DPMNE është fituese e zgjedhjeve në Kryeqytet asaj i hapen apetitet dhe rrugët që te ngadhënjej edhe në kuadër të pushtetit qendror. P.sh. në shtetet me demokraci të zhvilluar dhe të përparuar si Franca dhe Anglia kush i humb zgjedhjet në Kryeqendrat si Parisi dhe Londra atëherë atij subjekti apo atyre subjekteve fituese në to u hapen apetitet dhe mundësitë për të fituar edhe në garat për pushtetin qendror . Një gjest demokratik në këto zgjedhje bëri kryeministri i Qeverisë dhe njëherësh kryetar i LSDM-së Zoran Zaev i cili mbrëmë pas disfatës së thellë të subjektit të tij politik LSDM-së në zgjedhjet lokale dha dorëheqje nga të dyja postet atij të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Partisë Kjo i hap rrugën vendit që të ketë o Qeveri të re me mandatar të ri o për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke e pasur parasysh se VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm ne zgjedhjet e fundit lokale këtij subjekti do të duhet ti kenë lindur apetitet që të kërkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare. Logjika e subjektit fitues me këso rezultati të favorshëm zgjedhor është se pse të merr mandat gjysmak kur mund të fiton mandat të plotë parlamentar dhe Qeveritar. Nga ana tjetër BDI-së me rezultatin aktual zgjedhor i është dërguar porosi e qartë se duhet o të ndryshoj e të reformohet politikisht o në zgjedhjet e mundshme të parakohshme edhe ky subjekt do të mund të ballafaqohet me fatin e LSDM-së që e pati në zgjedhjet e fundit lokale. Politika duhet tu shërbej qytetarëve e jo vetëm se një grupimi politik dhe ekonomik të BDI-së praktikë kjo e pranishme në kuadër të këtij subjekti politik shqiptar. Pra BDI është e vërtetë se ka fituar në më shumë komuna por nuk është fituese absolute e zgjedhjeve të fundit lokale këtu në RMV. Prandaj BDI o do reformohet e demokratizohet o do të vazhdoj me monopolin në politik dhe një ditë do të humb mbështetjen te zgjedhësit shqiptar zgjedhja është e tyre. Porosia dërguar nga zgjedhjet lokale deri te BDI është se kështu me parime të vjetruara jodemokratike nuk mund të ecet para në politikë prandaj nevojitet ndryshim përmes reformimit të thellë demokratik.  

Go to TOP