“Xhensila duhet të falenderojë Besin para se të flejë”, Robert Berisha: Kur kam dalë unë në skenë, Nora ishte pesë vjeç

Robert Berisha, i ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, mes të tjerash ka folur edhe për deklaratën e bujshme kundrejt Xhensila Myrtezajt, ku është shprehur se këngëtarja është bërë e famshme nga Bes Kallaku.

Moderatori tha se kjo deklaratë nuk ishte e qëllimshme dhe jo për të marrë vëmendje, edhe pse thotë që ndan të njëjtin mendim, ndërsa shprehet se Xhenilsa është artiste shumë e mirë.

“Nuk kam nevojë për atë lloj fame, unë e bëj pa qëllim. Nëse jam gabim kërkoj falje 1 mijë herë, pyetja më është bërë ‘a ka qenë me kastile ai postimi i koncertit’, unë asnjëherë nuk kam thënë po, kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që mund të ketë me Besin.

Nuk është sqaruar, Xhensila është një këngëtare shumë e mirë dhe bukuroshe edhe nuk është rastësisht këtu ku është. Ai nuk është menaxher është recepsionist. Nuk kam bërë kontratë, ka hedhur poshtë produksionin, ka dashur të bëjë pak emër. I uroj sukses si atij si Xhensilës.

Është marr si sulm, por sqarohen nuk janë shumë të mëdha. E kam thënë që duhet t’i falënderohet paradite dhe pasdite, para se me u çu prej gjumit dhe para se me ra në gjumë është e kryme kjo punë”, u shpreh artisti.

Roberti nuk la pa përmendur komentet pas deklaratës së tij, të cilët thonin se vetë ai është bërë i famshëm nga ish partnerja Nora Istrefi.

“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe Youtube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha këngëtari.

Ai tregon se së shpejti do të realizojë edhe një intervistë me Norën. “Së shpejti do ndodhë, Nora është tip që i ikën intervistave, por te unë duhet të vijë shumë e përgatitur dhe shumë shpejt ka për të ndodhur.”

Go to TOP