Xavi mesazh Napolit: Ne duam të shkojmë në çerekfinale

Barcelona nesër mbrëma do të përballet me Napolin në kuadër të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i katalanasve Xavi Hernandez në një konferencë për media, një ditë para duelit me kampionët në fuqi të Italisë, ka thënë se dueli me “napolitanët” do të jetë një ndeshje e përsosur për të bërë një ndeshje të madhe.

Strategu spanjoll thotë se skuadra e tij synon të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Kjo është një ndeshje e përsosur për të luajtur një ndeshje të madhe sepse kjo garë ofron ëndrra, motivim dhe shpresa. Ne duam të shkojmë në çerekfinale”, ka thënë ai.

Xavi mendon se gjasat për t’u kualifikuar në rrethin tjetër të elitës së futbollit evropian, janë 50 përqind. Ai kërkon përqendrim maksimal nga të besuarit e tij.

“Ne e fillojmë me 50% shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale, jemi të dy skuadrat që fituam kampionatin sezonin e kaluar dhe nëse Napoli nuk po bën mirë në Serie A, edhe ne nuk kemi gjetur qëndrueshmëri. Duhet ta dëshmojmë në fushë nëse duam të jemi favorit dhe të kalojmë në raundin tjetër. Kjo ndeshje është shumë e ekuilibruar, por për mua barazimi nuk është një rezultat i mirë”, ka theksuar Xavi.

Ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës fillon në orën 21:00.

Go to TOP