Vuçiq: Pas formimit të Asociacionit mund të bisedojmë dhe të kemi njëfarë normalizimi

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i doli edhe një takim të cilin ai e cilëson “më të vështirin ndonjëherë”.

Kështu u shpreh ai pas takimit të sotëm me pesëshen e emisarëve ndërkombëtarë nga Evropa e SHBA-ja, të cilët paradite qëndruan në Prishtinë.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është se një konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiqi, raporton transmetuesi publik serb, transmeton klankosova.

Vuçiqi tha po ashtu se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe po punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”, duke theksuar se ai ka treguar “të gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një gjë të rëndësishme”.

“Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se si president i Serbisë, sot pa mëdyshje është përballur me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë “nëse nuk pajtohemi me planin e sotëm”.

“Në këto kushte, ne kemi kërkuar nga katërshja plus Miroslav Lajçaku, gjegjësisht përfaqësuesve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe besojmë se është është koha e fundit të formohet Asociacioni i Komunave [me Shumicë. Shën.red) Serbe, i cili jo vetëm u premtua, por edhe u nënshkrua 10 vjet më parë, dhe është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe njëfarë normalizimi i situatës”, tha Vuçiqi. 

Go to TOP